Planifikonin sulme, arrestohen 10 anëtarë të DEASH-it në Turqi

kot-8766Përmes një operacioni antiterror në Sivas të Turqisë, janë arrestuar 10 persona të dyshuar si anëtarë të organizatës terroriste DEASH dhe se planifikonin akte terroriste.

Pas marrjes së një informacioni se po përgatisnin akte terroriste me rastin e 10 nëntorit, ditës së përkujtimit të themeluesit të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk, policia e qytetit Sivas ka ndërmarrë një operacion antiterror dhe ka vënë në pranga 10 persona, dy prej të cilëve gra.

Në shtëpitë e të arrestuarve janë gjetur dhe sekuestruar një numër i konsiderueshëm broshurash dhe materialesh dixhitale propagandistike të organizatës terroriste DEASH.

Pas kontrollit mjekësor, 10 të dyshuarit janë dërguar në qelitë e paraburgimit.

Shekulli Agency