“Pilotët e botës” trajnohen në bazën Shqiponja e Anadollit

Komandanti Kurt thotë se kjo qendër stërvitore që nga krijimi deri më sot, ka trajnuar pilotë nga brenda dhe jashtë vendit. Ai thekson se për të qenë të gatshëm për luftë forcat ajrore duhet të kalojnë nga një trajnim i vështirë.

avi-turPilotë nga 14 vende të botës kanë marrë 34 mijë orë mësim në Bazën e 3-të e Komandës Qendrore Ajrore në Konya e cila njihet ndryshe dhe si Anadolu Kartalı (Shqiponja e Anadollit).

Pilotët e ardhur në bazën ajrore Shqiponja e Anadollit, trajnohen me skenarë sa më të afërta me ato të luftës dhe të vërtetat. Kjo bazë ka një hapësirë ajrore në dispozicion prej 300 kilometrash e gjatë dhe 400 kilometrash të gjerë.

Në një deklaratë për gazetarin e AA, Komandanti i Flotës së Qendrës së Trajnimit, Nënkolonel Emin Ilker Kurt, thotë se stërvitjet në këtë qendër kanë nisur në vitin 2001.

Komandanti Kurt thotë se kjo qendër stërvitore që nga krijimi deri më sot, ka trajnuar pilotë nga brenda dhe jashtë vendit. Ai thekson se për të qenë të gatshëm për luftë forcat ajrore duhet të kalojnë nga një trajnim i vështirë.

Shekulli Agency