“Pas tentativës për puç në Turqi, në shtabet e NATO-s u bënë ndryshime në personelin ushtarak turk”

Kreu i NATO-s, Stoltenberg tha se pas tentativës për grusht shteti nga FETO më 15 korrik në Turqi, në shtabet e NATO-s janë bërë ndryshime në personelin ushtarak turk

stoltenberg-098Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se pas tentativës për grusht shteti nga Organizata Terroriste FETO më 15 korrik në Turqi, në shtabet e NATO-s janë bërë ndryshime në personelin ushtarak turk. Ai shtoi se Turqia ka kapacitetin për të siguruar personel për NATO-n, raporton Anadolu Agency (AA).

Stoltenberg këtë deklaratë e dha në konferencën për media në lidhje me takimin e NATO-s të ministrave të Mbrojtjes që do të zhvillohet ditën e nesërme. Ai potencoi se në kuadër të vendimeve të marra më parë, në vitin 2017 katër batalione multinacionale do të vendosen në krahun lindor të Aleancës. Qëllimi i kësaj, siç tha Stoltenberg, nuk është të shkaktohen konflikte, por, përkundrazi, të parandalohen ato.

AWACS-i parë i NATO-s flutori më 20 tetor kundër DAESH-it

Stoltenberg vuri në pah se në takim do të diskutohet edhe rritja e pranisë së NATO-s në Detin e Zi, duke shtuar se është përshpejtuar edhe lufta e Aleancës kundër DAESH-it. Ai tha se në Jordani janë duke trajnuar qindra ushtarë irakianë.

“Në muajt e ardhshëm do ta rrisim mbështetjen për Irakun. Të gjithë anëtarët e NATO-s janë pjesëtarë të koalicionit ndërkombëtar kundër DAESH-it. NATO po ofron mbështetje të drejtpërdrejtë përmes avionëve për paralajmërim të hershëm AWACS. Mund të them se për herë të parë AWACS-ët e NATO-s fluturan më 20 tetor në mbështetje të koalicionit”, tha Stoltenberg.

Shekulli Agency