Organizata terroriste e PKK-së nga viti 1984, rregullisht shkel armëpushin

Vendimi i PKK-së vjen pas sulmit terrorist që ndodhi sot në mëngjes në Ankara, ku sipas të dhënave të fundit, humbën jetën 86 persona, ndërsa u lënduan 186 të tjerë.

sh-pkk-111Kryesia e organizatës terroriste PKK sot mori vendim “për ndalimin e veprimit të grupeve të saj të armatosura derisa pjestarët e organizatës nuk janë cak i sulmit”.

Në Turqi ky vendim përkujtoi vendimin e mëhershëm të PKK-së për “armëpushim” të cilin pjestarët e organizatës terroriste nuk e respektuan.

PKK, e cila më 15 gusht të vitit 1984 filloi me sulmet e përgjakshme në lindje, juglindje por edhe në pjesët tjera të Turqisë, deri tani tetë herë nuk ka respektuar armëpushimin.

Është interesante se PKK-ja deri tani disa herë ka shpallur armëpushimin gjatë ditëve të ftohta dimrore kur në lindje dhe juglindje të Turqisë temperaturat janë tepër të ulta.

PKK-ja shpesh herë shpalljen e armëpushimit e kanë shfrytëzuar për konsolidimin e sërishëm të forcave në radhët e saj.

Organizata terroriste e PKK-së armëpushimin e njëanshëm për herë të parë e shpalli më 20 mars të vitit 1993, pas së cilës disa herë ka shkelur këtë armëpushim.

Vendimi i PKK-së vjen pas sulmit terrorist që ndodhi sot në mëngjes në Ankara, ku sipas të dhënave të fundit, humbën jetën 86 persona, ndërsa u lënduan 186 të tjerë.

Shekulli Agency