Opozitarët sirianë thyejnë rrethimin e qytetit në ditën e shtatë të operacionit të nisur në jug të Halepit për të mbërritur në rajonet nën bllokadën e regjimit
Opozitarët sirianë thyejnë rrethimin e qytetit në ditën e shtatë të operacionit të nisur në jug të Halepit për të mbërritur në rajonet nën bllokadën e regjimit të Bashar al Asadit.
Burimet transmetojnë se ushtria Fetih në konflikte ka marrë kontrollin e kryqëzimit Ramuse, të furrës dhe të pikës së karburantit si dhe kanë vënë në dukje se opozitarët në ditën e 7-të kanë vrarë edhe 150 persona milicë të Iranit, Irakut dhe të Hizbullahut që luftojnë në rradhët e forcave të regjimit.
Edhe Xhejshu’l İslam dhe Ahraru’sh-Sham nga grupet opozitare siriane që luftojnë me regjimin kanë konfirmuar lajmin për thyerjen e rrethimit të regjimit mbi Halep.
Ditën e djeshme opozitarët në rajonin Ramuse patën marrë nën kontroll Shkollën e Artilerisë, Kompleksin Ushtarak të Armatimeve të cilat janë me rëndësi strategjike në rajon.
Forcat e regjimit muajin e kaluar morën nën kontroll rrugën Kastillo e cila është pika e vetme e daljes së opozitarëve në veri të qytetit, ku dhe pas kësaj rajonet opozitare ndodheshin nën rrethim.