Operacioni “Mburoja e Eufratit” në Siri, vriten 18 terroristë të DEASH-it

avion-turkNë kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit” në territorin në veri të Sirisë janë vrarë 18 terroristë të DEASH-it.

Terroristët e DEASH-it janë vrarë me rastin e sulmeve të cilat avionët turq i kanë kryer në perëndim të vendit Salva.

Forcat e armatosura të Turqisë kumtuan të shtunën se vazhdon operacioni “Mburoja e Eufratit” në veri të Sirisë.

Më tej thuhet se dje gjatë sulmeve të koordinuara tokësore dhe ajrore është vendosur kontroll në vendet Sadir dhe Tileli.

Në sulme mbetën të vrarë 5 pjesëtarë të forcave opozitare, përderisa 18 janë plagosur.

Nga ana tjetër, janë vrarë 5 terroristë të DEASH-it ndërsa janë shkatërruar dy ndërtesa të cilat terroristët i përdornin si bazë ushtarake.

Pothuajse 1.600 kilometra katrorë territor në veri të Sirisë është pastruar nga organizata terroriste DAESH në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit”.

Në tre ditët e fundit, Ushtria e Lirë Siriane (ULS) e ndihmuar nga Turqia, ka çliruar rreth tetë kilometra në qarkun Al-Bab, i cili ndodhet në verilindje të Halepit.

Luftëtarët e ULS-së dje morën kontrollin mbi pesë fshatra në provincën Mare, në veriperëndim nga Al-Bab dhe Munbixh, në lindje të Al-Bab.

Operacioni ushtarak “Mburoja e Eufratit” nisi në gusht me qëllim që pjesa veriore e Sirisë të pastrohet nga grupet terroriste. Sot është dita e 80-të e këtij operacioni ushtarak.

Shekulli Agency