OKB: Turkmenët janë duke vuajtur

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Stephane Dujarric, tha se dhuna dhe operacionet ushtarake në Siri, bëjnë që njerëzit të vuajnë edhe më shumë dhe i detyrojnë ata të braktisin vendin.

Stephane-DujarricDujarric, në deklaratën e bërë në lidhje me boshatisjen e fshatrave turkmene dhe operacionet ndaj tyre nga ana e regjimit të Esadit të mbështetur nga Rusia, tha se Kombet e Bashkuara theksojnë vazhdimisht se problemi duhet zgjidhur me rrugë diplomatike.

Dhuna, civilëve nuk do ti sjellë asgjë tjetër përveç se dhimbje- u shpreh Dujarric dhe shtoi se “se dhuna dhe operacionet ushtarake në Siri, nuk sjellin rezultat tjetër veçse bëjnë që njerëzit të vuajnë edhe më shumë dhe i detyrojnë ata të braktisin vendin”.

Dujarric, shtoi gjithashtu se Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-mun dhe përfaqësuesi i tij i posaçëm për Sirinë, Staffan de Mistura janë fokusuar tek procesi politik tek palët e Sirisë dhe për të sjellë armëpushimin në tryezë.

Shekulli Agency