Obama-Trump diskutojnë për procesin e tranzicionit të pushtetit

tru-9877Ka përfunduar takimi i mbajtur afërsisht për 1 orë e 35 minuta në zyrën ovale në Shtëpinë e Bardhë mes Obamës dhe Trumpit.

Në fund të takimit Obama dhe Trump kanë bërë nga një deklaratë të shkurtër për mediat. Presidenti Obama duke theksuar se ka kryer “një takim të shkëlqyer” me Trumpin, është shprehur se kanë diskutuar për funksionimin e Shtëpisë së Bardhë, çështjet e politikës së brendshme dhe të jashtme.

“Përparësia ime e parë për dy muajt në vijim është të lehtësoj procesin e dorëzimit i cili do të mundësojë që presidenti ynë i ri që është zgjedhur të jetë i suksesshëm. Më ka dhënë kurajë dëshira e Trumpit për të punuar me ekipin tim në lidhje me shumë çështje që përballet vendi. Ardhja jonë së bashku pavarësisht nga preferencat partiake dhe politike, të punuarit së bashku kundër vështirësive që përballemi është shumë e rëndësishme”, është shprehur në fjalën e tij Obama.

Ndër të tjera duke vënë në dukje se edhe bashkëshortja e tij Michelle Obama ka kryer një takim me Melania Trump, bashkëshorten e Trumpit, Obama ka shtuar se janë përpjekur që të tregojnë mikpritje për familjen Trump. “I nderuar Trump, dëshiroj të shprehem se do të bëjmë gjithçka që kemi mundësi që ju të jeni të suksesshëm, sepse vendi ynë do të jetë i suksesshëm nëse ju jeni të suksesshëm”, është shprehur Obama.

“Jam ndjerë i nderuar që jam takuar me Obamën”

Edhe Donald Trump ka theksuar se ka patur nderin që është takuar me Obamën me të cilin nuk ishte takuar asnjëherë më parë. Duke vënë në dukje se takimi me Obamën i cili ka ushqyer një respekt të madh nga 10-15 minuta që pritej të zhvillohej ai ka zgjatur deri në 1.5 orë, Trump është shprehur se “E pres me padurim të bashkëpunoj në të ardhmen me presidentin duke përfshirë edhe propozimet e tij.”

Donald Trump i cili është zgjedhur presidenti i 45-të i SHBA-ve do të fillojë zyrtarisht detyrën e tij pas ceremonisë së betimit që do të mbahet në ambientet e Kongresit Amerikan më 20 janar 2017.

Shekulli Agency