Obama theksoi se ushtria do të angazhohet më tepër në parandalimin e sulmeve si ai në Orlando, San Bernardino dhe Kaliforni
Presidenti amerikan Barack Obama gjatë vizitës në Orlando, në takim me të mbijetuarit dhe familjet e viktimave të sulmit të fundit në qytetin amerikan, tha se ata janë “pjesë e familjes amerikane”, raporton (AA).
“Familjet e viktimave të masakrës në Orlando mund të ishin familjet e cilit do prej nesh. Dhimbja e familjeve me siguri nuk mund të përshkruhet”, ka thënë Obama.
Obama theksoi se ushtria do të angazhohet më tepër në parandalimin e sulmeve si ai në Orlando, San Bernardino dhe Kaliforni.
Ai shtoi se operacioni kundër DAESH-it nuk mjafton për t’i parandaluar sulmet terroriste, të atyre siç i quajti “ujqër të vetmuar”.
“Do të duhet diçka edhe më tepër se ushtria jonë në këtë luftë”, ka thënë Obama.