Nxënësit në Tetovë: “Nënë dua ajër” (VIDEO)

tetove-protestaNxënësit e shkollave të mesme dhe fillore të cilët po protestojnë në Tetovë përshkak ndotjes së ajrit janë afruar godinës së komunës së Tetovës dhe vazhdimisht po brohorasin “Duam ajër, duam ajër”, raporton SHENJA.

Para godinës së komunës ata janë pritur nga policia e thirrur nga komuna e Tetovës. Nxënësit shprehen të revoltuar nga sjellja e autoriteteve të komunës dhe mosangazhimi i tyre në lidhje me zgjidhjen e çështjes së ndotjes së ajrit.

Sipas tyre komuna duhet sa më parë të ndërmerr masa konkret për ta zgjidhur këtë çështje, ngase po rrezikohet shëndeti i tyre.

Përndryshe nesër dhe pasnesër pritet që të ketë protesta masive të thirrura nga sektori civil.

Shekulli Agency