Njësitet speciale rrethojnë banesën e Albin Kurtit

albin-111-76555Forcat e njësitit special të Policisë së Kosovës në këto moment ndodhen përreth banesës së deputeti të Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Policët e maskuar kanë rrethuar objektit ku banon Kurti me familjen e tij të ngushtë, ndërkohë nuk ka informacione nëse brenda ndodhet ai ose dikush nga familjarët e tij.

Njësia speciale e Policisë së Kosovës kanë bllokuar edhe hyrje daljet e rrugës që të lidh me banesën e Kurtit.

Ndërkohë, nga Lëvizja VETËVENDOSJE konfirmojnë se policia ka rrethuar edhe banesën e deputetës Albulena Haxhiut.

Shekulli Agency