Njerëz nga mbarë bota në Lousiville për ti dhënë lamtumirën e fundit Muhammed Ali

kot-ali-655Lamtumira e fundit për legjendën e boksit dhe një prej sportistëve që ka shënuar shekullin e 20-të, Muhammad Ali, i cili ndërroi jetë në moshën e tij 74-vjeçare, fillon sot me faljen e namazit të xhenazes në Lousivilleu.

Ali ka lindur në Louisville, ku vijojnë përgatitjet për ngjarjen më të rëndësishme në historinë e këtij qyteti. Në një numër vendesh janë vendosur kurora nën tabelën ku është shkruar biografia e sportistit të madh. Përveç luleve, ata kanë vendosur edhe dorëza boksi.

Një numër i madh i fansave tashmë kanë mbërritur në qytetin e legjendës së boksit. Namazi i xhenazes së Muhammad Ali do të falet sot në ora 12 sipas kohës lokale në Lousiville në të cilën jetojnë rreth 600 mijë banorë.

Pritet pjesëmarrje e madhe nga të gjitha anët e botës, ku në mesin e tyre është edhe presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Namazin e xhenazes do ta falë imami Zaid Shakir, i cili për AA tha se me vdekjen e Ali, bota islame ka humbur një vlerë të madhe. Sipas tij, Ali ishte nyja kryesore që vendoste harmoninë mes komuniteteve të ndryshme fetare.

Shakir tha se ai ishte inspirim për shumë njerëz në mbarë botën dhe se kryesisht kjo është arsyeja se njërëz nga e gjithë bota kanë ardhur sot në Lousiville për t’ia dhënë lamtumirën e fundit.

Lamtumira e fundit ndaj Ali do të vazhdojë nesër në Qendrën “KFC Yum!”. Pritet që atje të marrin pjesë përfaqësuesit e të gjitha feve. Fjalime do të mbajnë ish-presidenti amerikan Bill Clinton, aktori Will Smith, i cili ka luajtur në filim për Ali në vitin 2001, komediani Billy Crystal dhe prezantuesi i sportit Bryant Gumbel.

Muhammad Ali do të varroset nesër në varrezat Cave Hill.

Zëdhënësi i familjes Ali, Bob Gunnell në një konferencë për media tha se janë shpërndarë bileta falas për akademinë përkujtimore në Qndrën “KFC Yum!” dhe se janë shpërndarë të gjitha në një periudhë shumë të shkurtër.

Disa prej tyre, siç ka theksuar, pasi kanë marrë biletat pa pagesë, të njëjtat i kanë shitur përmes internetit.

Meksikani Lorenzo Fernandez ishte njëri nga shumë të pranishëm që kishte ardhur për ta nderuar njeriun e madh.

“Nuk e di çfarë të them, nuk gjej fjalë. Muhammad Ali ishte boksieri më i madh. Lajmi për vdekjen e tij më ka pikëlluar shumë”, tha Fernandez.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe Elane Grewer me vajzën dhe nipërit.

“Ali ishte pak më i vjetër se unë. Për shumë vite vuante nga sëmundja. Burri im dhe unë e kemi ndjekur gjatë karrierës së tij. Unë jam krenare për të”, tha Grewer.

Ali vuante nga sëmundja e Parkinsonit, pasi u largua nga boksi. Pasi u shtrua në spital për probleme me frymëmarrjen, vdiq në spitalin e Phoenixit.

Që nga fillimi i karrierës së tij ka treguar talent të jashtëzakonshëm për boksin. Ai praktikonte një mënyrë jotipike të luftës, me gard të ulur dhe lëvizje të shpejta në ring.

Karrierën amatore të boksit e përfundoi duke fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Romë në vitin 1960 në kategori të rëndë. Luftën e parë në boksin profesionist për titullin e kampionit e kishte në vitin 1962, kur në meçin e diskutueshëm fitoi ndaj Sonny Listonit.

Muhammed Ali në 61 përballje shënoi 56 fitore, prej të cilave 37 me knock-out. Boksieri amerikan Cassius Marcellus Clay Jr. në vitin 1964 u konvertua në Islam dhe mori emrin Muhammad Ali.

Shekulli Agency