“Një e ardhme me vizion për BE-në është e mundur vetëm me Turqinë”

Yıldırım: “Turqia është një vend që vazhdon punimet prej më shumë se gjysmë shekulli drejt rrugës së anëtarësimit në BE. Ka bërë më shumë se pjesën që i takon”

yildirim-79220-433Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, ka deklaruar se “Një e ardhme vizionare për BE-në është e mundur vetëm me Turqinë. Një BE e cila dëshiron të luajë një rol global në çështjet politike, ekonomike, këtë mund ta arrijë vetëm me Turqinë. Për këtë arsye të gjitha temat duke përfshirë edhe liberalizimin e vizave tejkalojnë përtej të konsideruarit vendime që BE-ja ka dhënë për Turqinë dhe shndërrohen në vendime që do ti japë për të ardhmen e saj”.

Kryetari i Përgjithshëm i AK Partisë dhe Kryeministri Binali Yıldırım ka mbajtur një fjalim në takimin e 25-të konsultativ dhe vlerësues të AK Partisë në qytetin Afyonkarahisar.

Në fjalën e tij Kryeministri Yıldırım është shprehur se “Turqia është një vend që vazhdon punimet prej më shumë se gjysmë shekulli drejt rrugës së anëtarësimit në BE. Ka bërë më shumë se pjesën që i takon. Mund të preferojnë edhe vullnetin që Turqia të hyjë në Bashkimin Evropian, por mund të preferojnë edhe vullnet tjetër. Vendimi është i atyre. Turqia ka gjithmonë alternativa. Evropa të mos harrojë se nazet e shumta lodhin edhe të dashuruarin.”

Ndërsa në lidhje me çështjen e Irakut Yıldırım ka shtuar se “Çështja e Irakut nuk është një çështje e huaj për ne. Iraku është çështje e vëllezërve tanë. Fqinjët tanë, Iraku, Siria, e ardhmja e Lindjes së Mesme janë e ardhmja e përbashkët e kësaj pozite gjeografike. Nuk mund të qëndrojmë indiferentë ndaj asnjë mizorie, padrejtësie dhe okupimit të përjetuar në gjeografinë tonë kulturore. Sot 3 milionë nga vëllezërit tanë sirianë janë të mysafirë në vendin tonë. Kjo situatë është prova më e mirë e sinqeritetit dhe realitetit të fjalëve tona. Ne nuk dëshirojmë që në Irak të ndodhin Qerbela të tjera. Ne e ndjejmë akoma brenda nesh dhimbjen e Qerbelasë.”

“Gjithmonë e kemi shprehur se jemi në favor të integritetit territorial të Irakut dhe Sirisë. Ne dëshirojmë që gjakderdhja dhe lotët të përfundojnë në pozitën tonë gjeografike. Gjithashtu nuk dëshirojmë që të ndodhin ripërçarje duke e ndarë në parcela-parcela pozitën tonë gjeografike”, është shprehur ndër të tjera Yıldırım.

Në lidhje me organizatën terroriste FETÖ Yıldırım ka vënë në dukje se “Asnjë anëtarë i organizatës terroriste FETÖ nuk mund të jetë i pranishëm brenda AK Partisë. Brenda kësaj partia nuk ka patur dhe nuk do të ketë asnjëherë vend për terroristët. Nëse ka infiltrime nuk do të kemi as hezitimin më të vogël për ti pastruar ato”.

Ndër të tjera duke iu drejtuar partisë opozitare CHP, kryeministri turk i ka bërë thirrje duke u shprehur: “Edhe një herë ju bëj thirrje që ejani ti drejtohemi popullit. Ne kemi premtuar që ti drejtohemi popullit. Ejani edhe ju bashkojuni këtij nderi duke marrë pjesë duke u përfshirë në këtë vendim të rëndësishëm”.

“Është e admirueshme qasja e partisë MHP e cila duke vërejtur problemin me të cilin po përballet shteti dhe vendi është shprehur që pika e fundit ta caktojë populli. MHP-ja mund të jetë kundër sistemit presidencial, ajo kërkon edhe vazhdimin e sistemit parlamentar, por ajo ka treguar një qasje tejet kombëtare, shumë të rëndësishme duke ia lënë vendimin popullit”.

Shekulli Agency