Neziri pyet Ahmetin: A ndjeni përgjegjësi për sëmundjet e kancerit?

Xhelal-Neziri-111Lideri i BDI-së Ali Ahmeti bashkë me disa funksionarë të tij, do ta vizitojnë nesër Zhelinën. Me këtë rast, analisti politik Xhelal Neziri përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, i ka sugjeruar simpatizantëve të kësaj partie që liderit Ahmeti, t’ia parashtrojnë disa pyetje.

 

Ja postimi i plotë i Nezirit:

“Disa pyetje që nesër duhet t’i bëhen Ali Ahmetit nga simpatizantët e BDI-së në Zhelinë:

– A ndjen përgjegjësi për sëmundjet e kancerit të shkaktuara nga helmi i Jugohromit, ku komuna e Zhelinë është më e prekura? 

– A mos vallë është paguar funksionimi i Jugohromit njëjtë si monopoli i Telekomit? 

– Pse Jugohromi është gjobitur vetëm me shuma simbolike për mosrespektim të ligjeve, ndërkohë që kompanitë tjera private në Tetovë e gjetiu janë cak i inspektimit dhe gjobitjes së vazhdueshme? 

– Pse ministri juaj Nurhan Izairi është aq i kufizuar saqë nuk mund ta detyrojë një fabrikë t’u vë filtra 6 qymkave vdekjeprurëse në Jugohrom? 

– A e keni pyet drejtorin tuaj të Institutit Publik Shëndetësor (IPSH) se si janë numrat e të sëmurëve nga kanceri dhe në mushkëri në rajonin e Tetoves dhe Pollogut në përgjithësi? Nëse i dini shifrat alarmante, pse heshtni? 

– Nëse Tetova me komunat përreth nuk kishin vetëm ujë të pijshëm, tani nuk kanë as ajër të thithshëm, a si duket për disa vite nuk do të kenë as tokë bujqësore! Duke e ditur se pa ujë dhe ajër nuk ka jetë, logjikisht imponohet pyetja: çka kërkon më tepër në Tetovë?”

Shekulli Agency