Netanyahu: Do i dëbojmë 80 mijë palestinezëve nga Jerusalemi Lindor

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se mendon të largojë 80 mijë palestinezët që jetojnë në disa lagje të Jerusalemit Lindor, raporton Anadolu Agency

Netanya-111-uettfdvNë shkrimin e gazetës iraelite ‘Yediot Ahronot’ theksohet se Netanyahu ka vendosur këtë çështje në rend dite në takimin e kabinetit dy javë më parë. Ai ka propozuar për ti hequr të drejtën 80 mijë palestinezëve që jetojnë në lagjet si Kufr Akab dhe në kampin e refugjatëve Shafat në Jerusalemin Lindor të cilët mund të hynë dhe dalin nga qyteti përtej murit ndarës që ndodhet në pjesën e Bregut Perëndimorë pasi kanë kartat e identitetit.

“Këtu nuk zbatohet ligji. Duhet të shqyrtojmë mundësinë për anulimin e të drejtave të leje-qëndrimit të tyre. Kjo çështje duhet të shqyrtohet”, ka thënë Netanyahu.

Numri i të vdekurve palestinez nga sulmet e civileve dhe ushtarëve izraelit ka tejkaluar 50, ndërsa nga ngjarjet kanë humbur jetën 10 izraelitë. Tensionet filluan një muaj më parë kur forcat okupuese ndaluan hyrjen e besimtarëve në kompleksin e Shenjët ElAksa.

Shekulli Agency