Nesër mbahet raundi i dytë për zgjedhjet parlamentare në Iran

votimeNesër do të hapen qendrat e votimit në provincat ku kandidatët kanë arritur më pak se 25 përqind të votave në raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare në Iran.

Fushata për raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare në Iran përfundoi dhe nesër do të mbahet cikli i dytë i zgjedhjeve për 68 vendet bosh nga gjithsej 290 në kuvend.

Në këtë raund do të kandidojnë 136 kandidatë nga 21 provinca, prej gjithsej 31 provincave që gjenden në Iran.

Shekulli Agency