NEA Demokratia me reagim: “Gruevski prap provokon, e quan veten maqedonas

Përveç një pjese të vogël të medieve elektronike në Greqi që përcollën pjesë nga fjalimi i Gruevskit në Nju Jork, reagim zyrtar arriti vetëm nga Nea Demokratia dhe Agimi i Artë. 

111-grue-55432Përgjegjësi për politikë të jashtme nga Nea Demokratia, Jorgos Kumucakos, përmes një njoftimi dërgoi akuza të rënda deri te kryeministri maqedonas dhe theksoi se pret reagim nga qeveria greke, për “Provokimin e ri nga Gruevski”.

“Zotëri Gruevski, vazhdon me kokëfortësi nga kuvendi i përgjithshëm i OKB-së me pozicionet e tij historike, provokuese të pavërteta, të cilat me dekada e pengojnë nevojën e zgjidhjes së çështjes së emrit me Shkupin. Po e helmon edhe njëherë atmosferën në të cilën duhet që të udhëhiqen bisedimet për zgjidhjen e përbashkët të pranueshme”, reagoi Kumucakos, transmeton zhurnal.mk

Me një njoftim të ngjashëm të partisë opozitare Nea Demokratia është edhe ajo e Agimit të Artë. Nga partia neonaciste përcollën pjesën ku kryeministri maqedonas ka potencuar se jemi maqedonas, flasim maqedonisht dhe jetojmë në një vend me emrin Republika e Maqedonisë dhe komentojnë se SIRIZA është fajtore për fjalimin e këtillë të Gruevskit.

“Rroli kryesor i deklaratave eksplozive ka luajtur vizita e ministrit të jashtëm grek Nikos Koxias”, informuan midis tjerash nga partia neonaciste dhe në fund komentuan se qeveria e Cipras ka qëndrime anti greke, dhe pikërisht Agimi i Artë nuk do të lejoje shitjen e emrit të Maqedonisë.

Shekulli Agency