Në Likovë qetë dhe pa incidente, MPB do të japë detaje në konferencë për media

pol-maq-6555jpg(MAQEDONI) – Situata në rajonin e Likovës mëngjesin e sotëm është e qetë, ndërsa gjatë mbrëmjes së djeshme nuk ka pasur ndonjë incident.

MPB kishte njoftuar se në rajonin e Likovës janë kryer kontrolle në disa lokacione në disa objekte të pabanuara në vijën kufitare e cila është e shpallur si zonë e krizës.

Nga MPB kanë thënë se aksioni në rajonin e Likovës ka përfunduar, ndërsa detaje rreth aksionit do të japin sot në një konferencë për shtyp.

Më shumë media gjatë mbrëmjes së djeshme publikuan informacione të pakonfirmuara se intervenimi policor në Likovë dhe Haraçinë është bërë në kërkim të një grupi të armatosur nga Kosova, të afërt me grupin e Kumanovës.

/SHENJA/

Shekulli Agency