Në Afrikën Jugore debatohet për kompanitë e armëve të FETO-s

Dalja në pah e lidhjes së kompanisë së armëve Milkor, që ushtron veprimtari në Afrikën Jugore, me organizatën terroriste FETO, ka nxitur debate në vend

Dalja në pah e lidhjes së kompanisë së armëve Milkor, që ushtron veprimtari në Afrikën Jugore, me organizatën terroriste FETO, ka nxitur debate në vend, raporton (AA).

Shtypi vendor i Afrikës Jugore ka shkruar se anëtari i Shoqatës së Biznesmenëve Afrikë e Jugut-Turqi Serhat Bayoğlu dhe ish-kryetari i shoqatës dhe vëllai i tij Vuslat Bayoğlu kanë blerë kompaninë e Automjeteve të Mekanizuara Milkor në vend.

Gazeta “The City Press”, në një lajmin që ka bazuar në gazetën “Raport” e cila transmeton në gjuhën lokale, ka pohuar se qeveria e Afrikës Jugore nuk ka qenë në dijeni për blerjen e kompanisë. Gazeta ka shkruar se kompania nuk është e regjistruar në Komitetin Nacional për Kontrollimin e Armëve Konvencionale (NCACC).

Ndërkaq, Guy Martin, redaktori i faqes së lajmeve në lidhje me mbrojtjen “defenceWeb”, është shprehur se “Së fundmi dëgjuam se Milkor ende po punon që ta regjistrojë departamentin e automjeteve të mekanizuara në NCACC. Nëse kompania nuk është e regjistruar, atëherë ajo mund të ndëshkohet rëndë për shkak të reklamave të automjeteve të mekanizuara pa pasur leje marketingu nga NCACC.”

“Regjistri tregtar i kompanisë mund të pezullohet”

Helmond Romer Heitmen nga Komiteti Vëzhgues i Mbrojtjes në Afrikën Jugore, në një prononcim për AA në lidhje me pohimet, vlerësoi se “Në rast se dëshmohet vërtetësia e pohimeve në lidhje me kompaninë e Automjeteve të Mekanizuara Milkhor, atëherë mund të pezullohet regjistri tregtar i kompanisë.”

Duke theksuar se në asnjë reklamë nuk e ka hasur emrin e kompanisë, Heitman tha se “Ata që e thonë këtë, më tepër se për kompaninë, mund të flasin për mjetet e nxjerra në shitje. Qeveria duhet ta shqyrtojë edhe gjendjen e punonjësve. Rrjedhimisht, mund të flitet edhe për emërim të një administratori shtetëror në kompani.”

Po ashtu, Hetiman vuri në pah se kompania ka leje për eksportimin e armëve granatahedhëse 40 milimetrike, duke informuar më tej se në Afrikë të Jugut gjendet vetëm një kompani që mban emrin Milkor.

Ndryshe, në lajmet që janë publikuar në mediumet e Afrikës Jugore u theksua se vitin e kaluar kompania është blerë nga kompania investitore e anëtarit të Shoqatës së Biznesmenëve Afrikë e Jugut-Turqi Serhat Bayoğlu dhe e ish-kryetarit të shoqatës , njëherësh vëllai i tij, Vuslat Bayoğlu. Sipas lajmeve në fjalë, qeveria nuk ka qenë në dijeni për blerjen dhe se kompania nuk është e regjistruar në NCACC.

Pas këtij zhvillimi, kryetari i NCACC Jeff Radebe kishte deklaruar se kanë nisur hetime në lidhje me pohimet.

Nga ana tjetër, zyrtarët e kompanisë së Mjeteve të Mekanizuara Milkhor kanë refuzuar t’u përgjigjen pyetjeve të gazetarit të AA-së.

Ndërkaq, burimet diplomatike për AA kanë theksuar se janë duke e ndjekur nga afër këtë çështje, përfshirë edhe lidhjen e kompanisë Milkor me FETO-n, duke shtuar më tej se autoritetet e Afrikës së Jugut janë në dijeni për shqetësimet e ngritura nga Turqia.

Shekulli Agency