Ndotja e Tetovës: Protestuesit gjuajnë vezë në drejt Komunës dhe shtëpisë së ministrit Izairi

protestat-tet-pgNga Mensur Krasniqi

Me mijëra qytetarë janë mbledhur në Qendrën e Tetovës, ku vazhdojnë thirrjet për ajër të pastër.

Ata kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Ambientit Jetësor dhe Planifilimit Hapësinor, Nurhan Izairi dhe tërheqjen e vendimit për mbylljen e shkollave nga Teuta Arifi, ngase sipas thirrjeve të protestuesve, kryetarja Arifi këtë të fundit e ka bërë që të mos organizohen mirë nxënësit për dalje në protesta.

protestat1

Përveç thirrjeve për ajër të pastër të shoqëruara me sllogane të ndryshme si “Duam ajër”, “Jugohrom STOP”, “Nuk kemi planet rezervë”, “Më le të marr frymë”, “Ik Ali Ahmeti në Zajaz”, protestuesit kanë gjuajtur me vezë në drejtim të shtëpisë së ministrit Izairi dhe komunës së Tetovës.

Drejtuesja e Lëvizjes “Nëna dhe Fëmija”, Igballe Ferati tha se kjo nismë është për të gjithë qytetarët sepse çdonjëri prej nesh ka të drejtë të marr ajër të pastër. Sipas saj, institucionet duhet të angazhohen që t’i jepet fund kësaj çështje.

Ndërkaq kryetari i “Eco Guerillas”, Arianit Xhaferi, nuk ka pranuar të prononcohet për media, për shkak se sipas tij kjo protestë është e gjithë qytetarëve.

“Nuk dua që vetëm emri im të lakohet nëpër media, sepse kjo protestë është e gjithë qytetarëve, e bëjmë për të gjithë”, tha Xhaferi.xhel

Derisa sipas analistit politik, njëherit edhe banorë i qytetit të Tetovës, Xhelal Neziri, kjo tregon se Jugohromi është më i fuqishëm se institucionet tona. “Për Jugohromin nuk vlejnë ligjet, oligarsët dhe të korruptuarit nuk njohin ligje, kurse për ne qytetarët vlejnë deri në germën e fundit. Është absurd që për një fabrikë që punon në kundërshtim me ligjin të mbyllen shkolla, të dëmtohen njerëz, të shkaktohen vdekje. Njëkohësisht është edhe dëshmi për nivelin e korruptimin dhe shitjes së interesave të përgjithshme nga ana e elitave tona politike”, deklaroi për tesheshi.com, Xhelal Neziri.

Numri i protestuesve sa shkonte e rritej, nxënës të vetëorganizuar, pjesëtarë të shoqatave të ndryshme, por edhe figura pulbike, shihen në rradhët e protestuesve që kërkojnë ajër të pastër. /tesheshi.com/

Shekulli Agency