Ndërtimi i murit në kufirin SHBA-Meksikë kushton 25 miliardë dollarë

Presidenti amerikan Donald Trump ka marrë hapin e parë për të zbatuar projektin e ngritjes së murit në kufirin me Meksikën, që ishte një nga premtimet më të rëndësishme gjatë fushatës zgjedhore.

Trump i cili synon që me murin në kufirin mes SHBA-ve dhe Meksikës të parandalojë trafikimin e njerëzve dhe tregtinë me drogë, më herët deklaroi se “SHBA-të kthejnë kontrollin e kufijve të saj”.

Presidenti amerikan Trump gjatë fushatës ka deklaruar se emigrantët të cilët ilegalisht hyjnë nga Meksika dëmtojnë SHBA-të, dhe se “trafikantët, dilerët dhe kriminelët tjerë” për shkak të kontrollit të pamjaftueshëm të kufirit kalojnë në SHBA.

Ai gjatë fushatës zgjedhore premtoi se do të ndërtojë një mur i cili do të parandalojë këtë. Sipas të dhënave të vitit 2014, në SHBA gjenden 11.1 milionë emigrantë të cilët janë aty ilegalisht.

Më shumë se gjysma, më saktë 52 përqind përbëhen nga meksikanët, ndërsa 15 përqind përbëhen nga shtetas të Amerikës së Mesme. Përveç kësaj, 12 përqind përbëjnë emigrantët nga Azia, 6 përqind nga Amerika Jugore, 5 përqind nga Karaibet dhe 5 përqind emigrantët nga Evropa dhe Kanadaja.

SHBA-të dhe fqiu i tyre Meksika ndajnë kufirin e gjatë tre mijë kilometra, ndërsa në pjesën prej 1.100 kilometrave gjendet muri i fragmentuar, gardh dhe tel. Vlera e kësaj “barriere meksikano-amerikane” vlerësohet në 2.4 miliardë dollarë, ndërsa me ndihmë të sensorëve dhe kamerave e monitoron Administrata amerikane për Kontroll të Kufijve.

Barriera fillon në shtetet federale California, dhe përmes shteteve New Mexico, Arizona dhe Texas shtrihet drejt lindjes. Trump në pjesën jashtë barrierës meksikano-amerikane, që është e gjatë rreth 1.900 kilometra, saktë në 1.600 kilometra synon të ndërtojë mur. Vendosja e gardhit në disa pjesë të kufirit është një nga alternativat.

Trump dëshiron që Meksika të paguajë shpenzimet e murit

Donald Trump në premtimin e vitit të kaluar deklaroi se supozon se ndërtimi i murit do të kushtojë rreth tetë miliardë dollarë, ndërsa disa herë gjatë fushatës ka folur se shpenzimet do t’i paguajë qeveria e Meksikës.

Në intervistën e djeshme për televizionin “ABC” Trump fillimisht tha se shpenzimet e murit do t’i paguajnë taksapaguesit amerikanë, ndërsa më vonë Meksika do t’ua paguajë këtë shumë. Trump paralajmëroi ndërtimin e murit tashmë në disa muajt e ardhshëm, ndërsa autoritetet meksikane më vonë porositën se nuk kanë ndërmend të paguajnë shpenzimet e këtij projekti.

Më herët zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer deklaroi se “Meksika këto para do t’i kthejë në këtë ose në atë mënyrë”.

Shpenzimet e ndërtimit mund të arrijnë 25 miliardë dollarë

Instituti i pavarur amerikan për politikë migratore (MPI) parasheh se ndërtimi i murit do të kushtojë mes 15 dhe 25 miliardë dollarë, ndërsa mirëmbajtja e tij mund të kushtojë edhe deri në 700 milionë dollarë.

Todd Sternfeld, pronar i një kompanie ndërtimi me seli në Texas thekson se ngritja e murit mund të kushtojë deri në 26 miliardë dollarë. Ekspertët konsiderojnë se muri duhet të jetë 12 metra i lartë, 25 centimetra i gjerë, dhe i thellë dy metra nëse dëshirohet të parandalohet gërmimi i tuneleve.

Në rrjetet sociale janë paraqitur kritika ndaj këtij projekti, meqë përdorusit konsiderojnë se kushtet gjeografike nuk do të lejojnë vendosjen e barrierave të duhura dhe se muri nuk do t’i ndalë emigrantët të cilët përmes rrugëve ilegale hyjnë në vend.

Raporti i agjencisë për hulumtime PEW tregon në mënyrë aktive janë tetë prej 11.1 milionë emigrantëve të cilët në vend qëndrojnë ilegalisht dhe se përbëjnë 5 përqind të fuqisë së punës së SHBA-ve.

Më së shumti emigrantë që nuk kanë leje qëndrimi jetojnë në shtetet federale California, Texas, Florida, New York, New Jersey dhe Illionis. Rreth 66 përqind të emigrantëve në SHBA jetojnë më gjatë se dhjetë vite. Shumica e këtyre emigrantëve punojnë në sektorët e hotelerisë, shërbimeve, ndërtimtarisë.

Shekulli Agency