Ndërron jetë Cavcav, me origjinë nga Kosova

Presidenti i klubit Gençlerbirliği, Ilhan Cavcav, i lindur në vitin 1935, me origjinë nga Kosova njoftohet se ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare në spitalin ku ai ishte shtruar me diagnostikimin e hemorragjisë cerebrale, raporton (AA).

Bëhet e ditur se Cavcav, dy ditë më parë ishte rrëzuar si pasojë e humbjes së ekuilibrit duke dëmtuar kokën dhe krahun. Ai u shtrua më pas në spitalin Güven në kryeqytetin e Turqisë, Ankara.

Mësohet se situata e Cavcav u përkeqësua këtë mëngjes dhe ka ndërruar jetë pavarësisht të gjitha ndërhyrjeve.

Shekulli Agency