Ndërpritet transmetimi satelitor i kanalit televiziv të PKK/PYD në Belgjikë

Eutelsat, ka marrë vendimin për ndalimin e transmetimit të kanalit televiziv i cili operon si organi transmetues i organizatës terroriste PKK/PYD

kot-tel-pkk-6544Ndërpritet transmetimi satelitor i kanalit televiziv Med Nuçe, me qendër në Belgjikë, i cili njihet si organi transmetues i organizatës terroriste PKK/PYD, raporton Anadolu Agency (AA).

Kompania satelitore franceze Eutelsat, ka marrë vendimin për ndalimin e transmetimit të kanalit televiziv i cili operon si organi transmetues i organizatës terroriste PKK/PYD. Në kuadër të vendimit transmetimi i kanalit u ndërpre ditën e sotme nga Eutelsat.

Kanali Med Nuçe operonte si kanal lajmesh i PKK/PYD-së. Operimi në Evropë i kanalit televiziv që kryente transmetime kundër Turqisë dhe bënte propagandën e organizatës terroriste shkaktonte reagime nga Turqia.

Shekulli Agency