Ndërpritet për herë të dytë seanca e Kuvendit të Kosovës, sërish gaz lotsjellës

kuvendi-koso-465433Menjëherë pas kthimit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës në sallë dhe tentimit për ta vazhduar punën e seancës, opozita sërish ka hedhur gaz lotsjellës.

Derisa ishte duke folur deputetja Lebinote Demi nga Partia e Drejtësisë, ishte sërish deputeti Sali Salihu nga radhët e Vetëvendosjes ai i cili hodhi gazin lotsjellës.

Përkundër kësaj, në sallë janë lëshuar ventilatorët dhe seanca po vazhdon, pasi që kryesuesi i mbledhjes, nënkryetari i Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti fillimisht dha pauzë të shkurtër për t’u ajrosur salla e Kuvendit, ndërkohë që shumë shpejtë pas 5 minutave lejoi vazhdimin e punës.

Shekulli Agency