Ndërpriten marrëdhëniet diplomatike Iran-Arabi Saudite

Ministri i Jashtëm saudit, Adil el-Xhubejr, në një deklaratë ka thënë se i kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

Xhubejr-6658-764. jpgArabia Saudite njoftoi se ka ndërprerë të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Iranin për shkak të sulmeve ndaj ambasadës dhe konsullatës së saj në Iran.

Ministri i Jashtëm saudit, Adil el-Xhubejr, në një deklaratë për shtyp tha se pavarësisht thirrjeve të bëra ndaj autoriteteve iraniane për mbrojtjen e ndërtesave diplomatike ato nuk e mbrojtën ndërtesën nga sulmet dhe nga plaçkitjet e dokumenteve zyrtare, ku dhe për këtë arsye vendi i tij ka ndërprerë të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

Xhubejr duke theksuar se iu ka njohur 48 orë afat për largimin nga vendi diplomatëve iranianë që ndodhen në Arabinë Saudite, u shpreh se Irani ka mbajtur qëndrim negjlizhent ndaj ligjeve ndërkombëtare të cilët kërkojnë mbrojtjen e misioneve diplomatike. Ai ka vënë në dukje më tej se treguesit më të qartë të kësaj janë sulme ndaj konsullatës së SHBA-së në 1979, sulmi ndaj konsullatës Britanike në 2011 dhe së fundmi sulmet e ndërmarra ndaj ndërtesave të konsullatave të Arabisë Saudite në Teheran dhe në Meshhed.

Qeveria Saudite kishte njoftuar ekzekutimin e dënimeve me vdekje të 47 personave duke përfshirë edhe klerikun fetar shiit Ajetullah Nemr Bakir en-Nemr.

Irani reagoi ndaj këtyre dënimeve me vdekje, ku Ministria e Jashtme pati deklaruar se: “Rezultatet e kësaj politike të pafrytshme dhe të papërgjegjshme do t’iu kthehen kryerësve të tyre si dhe qeveria saudite do të paguajë një çmim të rëndë për këtë politikë të ndjekur”. Ndërsa ditën e djeshme në orët e mbrëmjes Ambasadës së Arabisë Saudite në Teheran dhe konsullatës në Meshhed iu vendos zjarri.

Shekulli Agency