“Muzeu i Shehzadeve”, hedh dritë mbi jetën në saraje

Muzeu i ndërtuar nën përkujdesjen e Prefekturës së Amasjas është i dizajnuar duke u bazuar në arkitekturën Osmane. Statujat e Zhehzadeve të Sulltanëve të ndërtuara me dyll në të dhe kjo arkitekturë unike e kohës sjellë në ditët e sotme periudhën e Perandorisë Osmane

sul-45366Amasja, qyteti ku Shehzadet (princat e Perandorisë Osmane) merrnin arsimimin e parë njihet ndryshe me emrin qyteti i shehzadeve. ”Muzeu i Shehzadeve” në të cilin ekspozohen statuja të ndërtuara me dyll hedh dritë mbi jetën në sarajet e asaj kohe, shkruan Anadolu Agency (AA).

Muzeu i ndërtuar nën përkujdesjen e Prefekturës së Amasjas është i dizajnuar duke u bazuar në arkitekturën Osmane. Statujat e Shehzadeve të Sulltanëve të ndërtuara me dyll në të dhe kjo arkitekturë unike e kohës sjellë në ditët e sotme periudhën e Perandorisë Osmane.

Ciceroni i këtij muzeu Zuhal Korkut thotë për gazetarin e AA se ky muze i ndërtuar në lagjen Hatunije është në qendër të vëmendjes së turistëve vendas dhe të huaj të cilët vizitojnë Amasjan.
Në katin e parë të muzeut janë vendosur statujat e Shehzadeve të cilët kanë kryer detyrë si Vali në këtë vend, por që nuk kanë mundur të bëhen Sulltan. Ndërsa në katin e dytë të godinës së ndërtuar prej druri me një karakteristike autentike Osmane janë statujat e 7 Shehzadeve që më pas u bënë Sulltan thotë Korkut. Ai më tej shton: ”Dizajni i brendshëm i muzeut është ngritur në bazën e logjikës së sarajeve të shekujve 15 dhe 16. Statujat e Shehzadeve dhe Sulltanëve janë bërë me dyll dhe janë punuar që t’i përshtaten origjinalëve”.

Duke vënë në dukje se qyteti i Amasjas ka qenë një qendër e rëndësishme e arsimit në Perandorinë Osmane Korkut në vazhdim shprehet: ”Këtu kemi punuar për të treguar jetët e Shehzadeve duke i ilustruar ato me statuja prej dylli. Pjesa e brendshme e muzeut është dizajnuar duke marrë parasysh motivet e sarajeve. Aksesorët dhe zbukurimet e tjera gjithashtu i përkasin asaj periudhe. Muzeu jonë është ndërtuar duke marrë si shembull Sarajet e Topkapı-s. Veçanërisht kur bëhet fjalë për veshjet e Shehzadeve. Vizitorët vendas dhe të huaj e këtij muzeu çdo ditë e më shumë shtohen. Ky është i vetmi muze në Amasja i cili nxjerr në pah dhe sjell në ditët e sotme jetesën e Shehzadeve”.

Shekulli Agency