“Muhammad Ali ishte një zë i fuqishëm për të gjithë muslimanët në botë”

“Kanë qenë shumë netë pa gjumë në pritje të përballjeve të Aliut. Ai ka qenë yll botëror dhe zë i fuqishëm i të gjithë muslimanëve në botë”, tha Kurtulmush

kurtulmush-655Zëvendëskryeministri i Turqisë Numan Kurtulmush me rastin e vdekjes së legjendës së boksit Muhammad Ali deklaroi se ai me personalitetin, sukseset dhe qëndrimin ka qenë zë i fuqishëm i të gjithë muslimanëve në botë.

Boksieri amerikan ndërroi jetë sot në mëngjes në moshën 74-vjeçare në SHBA, ndërsa me këtë rast zv/kryeministri turk nëpërmjet rrjetit social Twitter publikoi mesazhin e tij.

Kurtulmush shprehu fjalë ngushëllimi për vdekjen e legjendës së boksit, duke shtuar se Muhammad Ali gjithmonë ka pasur një vend të veçantë në gjeneratën e tijç

“Kanë qenë shumë netë pa gjumë në pritje të përballjeve të Aliut. Me personalitetin e tij, sukseset dhe qëndrimin Ali ka qenë yll botëror dhe zë i fuqishëm i të gjithë muslimanëve në botë. Veçanërisht ishte emër i rëndësishëm për muslimanët në SHBA. I shpreh ngushëllime gjithë botës islame. I lutem Perëndisë që ta mëshirojë”, tha Kurtulmush në Twitter.

Muhammad Ali vuante nga sëmundja e Parkinsonit me çka u detyrua të ndërpresë boksimin. Para dy ditësh u hospitalizua për shkak të problemeve respiratore.

Shekulli Agency