Miliona qytetarë do të mblidhen në Yenikapı të Stambollit

Qytetarët që mbërrijnë në vendin e mitingut pasi kalojnë nëpër 165 pikat e kontrollit të pajisura me dedektor kontrollues për sendet e metaleve do të hyjnë në hapësirën e mitingut

mit-turQytetarët që prej disa orësh përpara kanë filluar të mbushin sheshin para “Mitingut të Demokracisë dhe Dëshmorëve” i cili ka edhe cilësinë si mitingu i parë ku marrin pjesë së bashku Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, Kryeministri Binali Yıldırım, lideri i partisë CHP Kemal Kılıçdaroğlu dhe lideri i partisë MHP Devlet Bahçeli.

Qytetarët që mbërrijnë në vendin e mitingut pasi kalojnë nëpër 165 pikat e kontrollit të pajisura me dedektor kontrollues për sendet e metaleve do të hyjnë në hapësirën e mitingut.

Ndërsa mësohet se në të majtë dhe të djathtë të skenës janë ngritur dy podiume me kapacitet nga 3 mijë persona. Gjithashtu edhe një pjesë e madhe e protokollit është ndarë për të afërmit e dëshmorëve.

Për sigurinë e aktivitetit janë vënë në dispozicion 15 mijë forca policie nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë si dhe në hapësirën përreth sheshit të mitingut do të jenë të pranishëm me mjete edhe forca të sigurisë së rojës bregdetare dhe policisë detare, ku dhe nga ajri do të monitorojnë 2 helikopterë të cilët do të marrin masat e nevojshme.

Shekulli Agency