Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se duke i lejuar Britanisë së Madhe që të mbajë qasjen e plotë në tregun e brendshëm të Bashkimit Evropian (BE), ndërsa të kufizojë emigracionin nga BE-ja, Evropës do t’i sjellë kaos.
Merkel duke iu adresuar organizatës kryesore industriale lobiste gjermane theksoi rëndësinë e ruajtjes së “lirive themelore” evropiane, që përfshinë lirinë e qarkullimit të shtetasve të BE-së.
Kryeministrja britanike Theresa May paralajmëroi se Britania e Madhe para fundit të muajit mars të vitit 2017 do të inicojë procesin formal për dalje nga BE-ja, me prioritet të kontrollit të emigracionit.