“Mendojnë se shtëpitë në të gjithë botën janë prej çadre”

Qytet çadra TEKEL e ngritur në qytetin kufitar të Turqisë, Hatay, është një nga kampet më të vjetër. Në të banojnë 3 mijë refugjatë sirianë

ref-siriDisa erdhën në krahët e prindërve, ndërsa disa të tjerë në barkun e nënës, ky është fati i fëmijëve të vegjël sirianë të ikur nga lufta në vendin e tyre dhe që vazhdojnë të rriten në çadra duke menduar se janë shtëpi.

Turqia vazhdon të hapë krahët për miliona sirianë të cilët ikën nga kthetrat e luftës së egër, luftë kjo që ka afro 6 vite që vazhdon dhe e cila ka marrë qindra mijëra jetë njerëzish.

Qyteti çadër, TEKEL, i ngritur në qytetin kufitar të Turqisë, Hatay, është një nga kampet më të vjetër. Në të banojnë 3 mijë refugjatë sirianë.

Më shumë se gjysma e banorëve të këtij kampi, rreth 1.600 janë fëmijë 0-16 vjeç. Ndërkohë 567 prej tyre kanë lindur në Turqi.

Shumë fëmijë të ardhur në krahët e nënës ose të babait, vazhdojnë të rriten në vendin ku ata e mendojnë si shtëpi, kampi qytet çadër.

Një pjesë e fëmijëve që edhe arsimimin nga kopshti deri në shkollën e mesme, e marrin në këtë kamp as që e kanë parë atdheun e tyre. Ndërsa një pjesë tjetër për shkak se ka ardhur në moshë shumë të vogël nuk kujtojnë as fshatin dhe as shtëpitë e tyre.

Madje disa prej tyre për shkak se kanë jetuar gjithmonë në çadër, mendojnë se shtëpitë në të gjithë botën janë prej çadre.

Shekulli Agency