Mediat keqdashëse shtrembërojnë fjalët e Presidentit Erdogan

Fjalët e përdorura nga Presidenti Erdogan në deklaratën e bërë në Aeroportin Ataturk në datë 31 dhjetor 2015 “Gjermania e Hitlerit” janë shtrembëruar haptazi nga ana e disa burimeve mediatike dhe janë përdorë duke i dhënë një kuptim të kundërt.

taip-erdoganNë deklaratën në fjalë, Presidenti i Turqisë, nënvizon tre pika

1. “Sistemi presidencial mund të realizohet edhe në shtete unitare. Sistemi presidencial nuk është i detyruar të mbështetet në federalizëm.

2. Në sistemin presidencial dhe atë parlamentar thelbësore është zbatimi i parimeve të drejtësisë si dhe përmbushja e pritshmërive të popullit.

3. Nëse sistemet keqpërdoren, qoftë ai sistem parlamentar qaftë ai presidencial, mund të dalin në pah udhëheqje të këqija të cilat mund rezultojnë me fatkeqësi, ashtu si në rastin e Gjermanisë së Hitlerit. As sistemi parlamentar dhe ai presidencial nuk mund të parandalojë i vetëm shfaqjen e rezultateve të tillë. E rëndësishme është që të përvetësohet një sistem udhëheqjeje, që t’i shërbejë kombit në mënyrën më të mirë.

Presidenti Erdogan, për të theksuar këto çështje, shembullin e Gjermanisë së Hitlerit, e ka dhënë edhe më parë.

Pavarësisht këtij fakti, disa institucione mediatike kanë shtrembëruar këtë deklaratë duke thënë se ”Erdogan jep shembull sistemin e Gjermanisë së Hitlerit si një sistem efektiv presidencial”. Këto lajme nuk përputhen me parimin e përgatitjes së lajmit në mënyrë asnjanëse dhe të drejtë. Nuk bëhet fjalë për një përngjasim të tillë.

Nuk mundë të pranohet që fjalët e Presidentit Erdogan, i cili e ka shpallur krim njerëzor si islamofobinë ashtu edhe holokaustin dhe antisemitizmin, të pasqyrohen sikur dërgon një mesazh pozitiv për Gjermaninë e Hitlerit.

Shekulli Agency