MAQEDONI: Zgjedhjet do të kushtojnë 8 milion Euro

fla-maqeKSHZ, dje ka sjellë vendim që tetë milion euro të ndahen për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, njofton faktor.

KSHZ, gjithashtu ka sjellë vendim edhe për mënyrën e pastrimit të Listës Zgjedhore. Nga gjithsej 13 institucione, KSHZ do t’i merr të dhënat do t’i vërtetojë në bazë të evidentimit.

Deri më tani ndër institucionet që KSHZ do t’i merr të dhënat janë DAP, FSPI, Fondi Pensional, Banka Popullore e Maqedonisë, ESHS, komuna dhe të ngjashme.

Pastrimin e Listës Zgjedhore e bllokon metodologjia e KSHZ-së e cila duhet të propozohet nga partitë nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos.

Shekulli Agency