Kurtulmus: Do të restaurojmë të gjitha veprat historike në Kosovë

Zëvendëskryeministri i Turqisë Numan Kurtulmus, tha se Turqia do të restaurojë të gjitha veprat që kanë mbetur nga historia në Kosovë dhe shtoi: “Ndarja zgjati shumë, Bashkimi ynë do të jetë më i gjallë dhe shumë më i përhershëm”.

kurtulmus-65544Në ditën e dytë të vizitës në Kosovë, Zëvendëskryeministri Kurtulmus mori pjesë në inaugurimin e Xhamisë Murat Begu, restauruar nga ana e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim TIKA.

Në ceremoni morën pjesë Ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Ljubomir Mariç, Ministri i Planifikimit Hapësinor, Mahir Yagcilar, Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, Kryetari i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim TIKA përgjegjës për Ballkanin dhe Evropën lindore Mahmut Çevik, ambasadorja e Turqisë në Prishtinë, Kivilcim Kiliç, Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, deputetë dhe shumë të ftuar të tjerë.

Në fjalimin e rastit, Kurtulmus tha se në periudhën e komunizmit, në Kosovë janë bërë presione të mëdha mbi fetë, janë shkatërruar xhamitë dhe kishat dhe është penguar që njerëzit të përjetojnë besimin e tyre.

“Ne, pasardhësit e Osmanëve të ndarë që këtu në vitin 1912, vëllezërit tuaj, pas një shekulli erdhëm pranë vëllezërve tanë këtu, pranë shqiptarëve, boshnjakëve, kroatë, turqve dhe pjesëtarëve të tjerë të grupeve etnike të ndryshme. Restaurimi i kësaj xhamie, dhe hapja e qendrave kulturore për besimtarët, nuk është vetëm për të rikujtuar të kaluarën tone por kjo shërben edhe për rindërtimin e urës shpirtërore mes nesh,” u shpreh zëvendëskryeministri turk, duke shtuar se Turqia qëndron pranë popullit të Kosovës dhe se është e gatshme për ti përmbushur kërkesat e saj.

Pas fjalimeve u kalua në prerjen e shiritit të vendosur para derës së xhamisë dhe me lutje dhe tekbire u bë hapja e xhamisë.

/TRT/

Shekulli Agency