Kurtulmus: Banorët e rajonit mbështesin operacionet kundër terrorit

Zëvendëskryeministri Numan Kurtulmus tha se në Turqi për herë të parë bëhet një luftë qyteti dhe shtoi: “Vihet re se ata janë specializuar me trajnimet e marra në Kobani dhe Sirinë e Veriut”.

kurtulmus-6555jpgNuman Kurtulmus në një televizion privat iu përgjigj pyetjeve të drejtuara në lidhje me rendin e ditës.

Ai tërhoqi vëmendjen se organizatat terroriste kanë akses tek armët që duan dhe shtoi: “Këta njerëz të mbledhur nga të katërta anët e botës, ku i gjejnë këto armë të rënda. Këta njerëz, për shkak të kushteve të tyre ekonomike e kanë vështirë vetë jetesën. Kush i dha në dorë këtyre njerëzve armë 10 mijë dollarësh, 100 mijë dollarësh? Si i dhanë ato? Shpërthimi i bombave në aeroportin e Belgjikës duke kaluar njësinë e informacionit sekret do të thotë se ata (terroristët) kanë një informacion sekret më të fuqishëm. Duke qenë se këta 3-5 burra që përbëjnë organizatat terroriste nuk kanë si të kenë një informacion më të fuqishëm, do të thotë se dikush i ka dhënë atyre informacione të rëndësishme sekrete dhe logjistikë që i ka mundësuar atyre sulmet në Belgjikë, Ankara dhe Stamboll. Kur e shohim çështjen nga ky aspekt, të gjithë duhet të jenë të sinqertë. Tashmë standardi i dyfishtë është diçka që lufta kundër terrorit nuk mund ta pranojë”.

Zëvendëskryeministri bëri të ditur se populli i Anadollit Lindor dhe Juglindor i ka mbështetur operacionet e terrorit dhe kjo është një çështje e rëndësishme në luftën kundër terrorit.

Forcat e sigurisë, në luftën kundër terrorit janë treguar shumë të kujdesshme dhe kanë vëzhguar diferencimin e popullit civil me atë terrorist- tha Kurtulmus dhe shtoi: “Ne çështjen nuk e shohim vetëm nga aspekti i sigurisë. Sipas një sondazhi publik të bërë në Cizre, një pjesë e madhe e popullit të këtij rrethi mbështet operacionet”.

Më shumë se 80% e popullit të rajonit, mendon të kthehet në shtëpitë e tyre pas operacionit, u shpreh Kurtlumus dhe shtoi se gjatë procesit të urbanizimit të qytetit të dëmtuar, asnjë nënshtetas nuk do të ketë humbje të të drejtës së tij.

/TRT/

Shekulli Agency