KRZ: Koalicioni rreth PPS-së ka fituar 49.3 përqind të votave

kot-iuuuSipas rezultateve të Komisionit Republikan Zgjedhor në bazë të 27.25 përqind të votave të numëruara, në zgjedhjet në Serbi kanë dalë 57.6 përqind të votuesve të regjistruar, ndërsa më shumë vota në zgjedhjet e parakohshme parlamentare ka fituar lista e “Aleksandar Vuçiçit – Serbia përparon”, konkretisht 49.3 përqind të votave, raporton (AA).

Përbërja e re e Kuvendit të Serbisë përveç koalicionit të mbledhur rreth Partisë Përparimtare të Serbisë (PPS), është edhe nga koalicioni i Partisë Socialiste të Serbisë (PSS) dhe Serbia e Bashkuar (SB) me 12.1 përqind të votave, më pas Partia Radikale Serbe me 7.9 përqind dhe koalicioni rreth Partisë Demokratike me 6.1 përqind.

Gjashtëmbëdhjetë listat e tjera gjenden nën pragun zgjedhor, konkretisht nën pesë përqind, ndërsa më afër pragut është koalicioni i Unioni Demokratik i Serbisë – Dveri me 4.91 përqind, më pas lista e Boris Tadiçit, Çedomir Jovanoviç dhe Nenad Çanak me 4.97 përqind dhe lëvizja “Mjaft Ishte e Sasha Raduloviç” me 4.94 përqind. Numri i fletëvotimeve të pavlefshme arrin 2.86 përqind.

Shekulli Agency