Kosovë: Ngrihet përmendorja e Betejës së Çanakkalasë, e para jashtë Turqisë

prizren-canakaNë Komunën e Mamushës, afër Prizrenit, e banuar me shumicë turke, është mbajtur ceremonia e inaugurimit të parkut publik në të cilin është ngritur përmendorja dedikuar betejës së Çanakkalasë, e para e ndërtuar jashtë Turqisë.

Sivjet shënohet 101 vjetori i Betejës së Çanakkalasë ndryshe e njohur edhe si Beteja e Dardaneleve, e cila zgjati nga 25 prilli 1915 deri në 9 janar 1916, duke u konsideruar si një prej betejave më të përgjakshme të Luftës së parë Botërore ku ushtritë aleate të Rusisë, Francës dhe Britanisë, ndërmorrën ofensivë të madhe, por në fund u mposhtën nga ushtria Osmane. Kjo betejë njihet edhe si një nga fitoret më të mëdha ushtarake të ushtrisë osmane.

Përmendorja në Mamushë është ngritur nga Ministri për Familje dhe Politika Sociale të Qeverisë së Turqisë, ndërsa financimin e ndërtimit të këtij parku e ka bërë Komuna e Keçiörenit të Ankarasë, kryeqytetit të Turqisë, e cila është e binjakëzuar me Komunën e Mamushës në Kosovë. Njëkohësisht, Asociacioni i Komuva të Turqisë i ka dhuruar Komunës së Mamushës edhe një veturë për shërbime të funeraleve.

Ceremonia ka filluar me një minutë heshtje për dëshmorët e rënë në Betejën e Çanakkalasë, për t’u intonuar himnet e Turqisë dhe Kosovës, si dhe bërja e duasë për dëshmorët e rënë.

Kryetari i Komunës së Mamushës, Arif Bytyçi, para mysafirëve të shumtë nga Turqia dhe bashkëqytetarëve të vet, ka falënderuar shtetin amë të Turqisë në këtë dhuratë dhe ka theksuar se komuniteti turk ka mbijetuar në Mamushë dhe do të mbijetoi edhe në të ardhmen, duke i falënderuar ndihmës së bërë nga Turqia.

“Edhe ne kemi marr pjesë në Betejën e Çanakkalasë. Mamusha, Prizreni, Prishtina, Dragashi, Gjilani, Maqedonia, Sarajeva dhe nga gjitha anët e botës, ata që ishin në anën e Turqisë, i kanë thënë ‘ndal’, nuk ka kalim për ushtritë kundërshtare” tha Bytyçi.

Sekretari i Asociacionit të Komunave të Turqisë, Hayretin Gungor u shpreh se në emër të organizatës së tij, komunës së mamushës i kanë sjellë një veturë speciale për shërbime funerale.

“Ne si shtet i Turqisë, me vëllezërit dhe miqtë tanë në regjion, i zhvillojmë marrëdhëniet tona dhe ofrojmë ndihmë. Asociacioni i ynë i komunave turke ka bërë shumë punë në këtë regjion dhe ky është një shembull konkret”, ka thënë Gungor.

Kryetari i Komunës së Keçiörenit të binjakëzuar me Komunën e Mamushës, Mustafa Ak, tha se ka vizituar edhe më herët Mamushën, gjatë Festivalit të Domateve dhe ka theksuar se çdo herë ka ftuar përfaqësuesit e Mamushës në festivalet që janë organizuar në komunën që ai e udhëheq.

“Sa herë që vijë në Mamush, shoh ndryshime pozitive, shoh se vendi është më i bukur dhe për këtë i falënderohem të gjithë atyre që kanë kontribuuar në këtë, para se gjithash udhëheqësve të komunës dhe me këtë rast i uroj për punën e bërë” tha Ak.

Deputeti i Kuvendit të Turqisë, Zeid Aslan ka deklaruar që në Mamush e ndien veten si në shtëpi dhe ka potencuar mikpritjen e ngrohtë të qytetarëve dhe zyrtarëve të Mamushës. Aslan ka theksuar që ceremonia e sotme është organizuar për nder të 101 vjetorit të Btejës së Çanakkalasë.

“Kjo përmendore është e përmendorja e parë kushtuar Betejës së Çanakkalasë jashtë territorit të Anadollit. Kjo nuk është vetëm përmendore prej betonit dhe rërës, por në të janë ndërtuar edhe shpirti dhe historia të cilat bartin porosi të rëndësishme”, ka thënë deputeti i Kuvendit të Turqisë, Zeid Aslan.

Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kilic ka rikujtuar rëndësinë e madhe që ka beteja e Çanakkalasë, duke shprehur besimin e saj që kjo përmendore do të forcojë marrëdhëniet ndërmjet të Kosovës dhe Turqisë.

“Komuna e Mamushës ka kontribuuar shumë në zhvillimin e Kosovës multietnike dhe multikulturore dhe dëshirojë që, turqit dhe shqiptarët e Kosovës të vazhdojnë të kultivojnë lidhjet vëllazërore”, ka thënë ambasadorja Kiliç.

Parku Publik në qendër të Mamushës ka një sipërfaqe prej 3 hektarëve dhe është i pajisur me lojëra për fëmijë, ulëse dhe banka për park, shtëpiza për pushim (kamelia), mjete dhe pajisje sportive për ushtrim në park, ndriçim dhe shumë pajise tjera për park.

Ceremonia ka përfunduar me një program kulturor-artistik të nxënësve të Mamushës.

Kosovë: Në Mamush ngrihet përmendorja e Betejës së Çanakkalasë, e para jashtë Turqisë ( Erkin Keçi - Anadolu Agency )

Kosovë: Në Mamush ngrihet përmendorja e Betejës së Çanakkalasë, e para jashtë Turqisë ( Erkin Keçi - Anadolu Agency )

Shekulli Agency