KE ka reaguar në vendimin Gjykatës Kushtetuese në Maqedoni

flamuri-eu-5644-hgujKomisioni Evropian ka reaguar në vendimin Gjykatës Kushtetuese në Maqedoni, që kryetarit të shtetit t’i kthehet e drejtat të falë persona të dyshuar dhe të dënuar për kriminal zgjedhor.

“Zgjedhjet parakohshme parlamentare, siç është paraparë në Marrëveshjen e Pëzhinos, janë procesi reformues kyç e cila do të duhet ta kthej besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor dhe ta nxjerr shtetin nga kriza politike. Presim që të shmanget çdo lëvizje e cila do të ishte kundër kësaj. Çdo sugjerim për mos dënim të veprave që kanë të bëjnë me zgjedhjet do të jetë në kundërshtim me përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare drejt krijimit të kushteve për zgjedhjeve të parakohshme dhe kthimin e besimit të qytetarëve në procesin zgjedhor”, ka deklaruar për DW, zëdhënësja e komesionerit për politikë fqinjësore dhe zgjerim Johanes Hahn, Maja Kocijançiç.

BE-ja pret që të shmangen hapat të cilët do të jenë në kundërshtim me Marrëveshjen e Përzhinos, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të shfuqizoj ndryshimet në Ligjin për falje nga viti 2009 dhe në këtë mënyrë përsëri të fal njerëz të cilët mes të tjerat janë të akuzuar për manipulime zgjedhore.

Shekulli Agency