Kasparov: Moska po e detyron botën që të zgjedh mes Asadit dhe DAESH-it

111-KasparovNjë ndër opozitarët e qeverisjes në Rusi, ish-kampionati botëror i shahut, Garry Kasparov, ndalimin e importit të ushqimeve të ardhura nga Turqia dhe ndërprerjen e zbatimit të liberalizimit të vizave i komentoi duke u shprehur se: “Si çdo herë gjëja mesatare e cila më së shumti i dëmton rusët janë vendimet ekonomike të Putinit, jo ato që i bëjnë armiqtë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Kasparov, në llogarinë oficiale të tij në Twitter bëri kritika të ashpra kundër presidentit rus Vladimir Putin. Ai i cili gjithashtu kritikoi vendimin për nxjerrjen e Turqisë dhe Egjipti nga lista për turistët rusë, theksoi se për shumë rus është mbyllur tregu i turizmit të huaj.

Gjithashtu shprehet se qeverisja e Putinit e mbështet presidentin sirian Bashar al-Asad i cili vret civilë dhe se ka prekur DAESH-in. Kasparov duke komentuar se Rusia mundohet ti shfarosë të gjithë grupet opozitare, pohoi se qeverisja e Moskës në këtë mënyrë ka për qëllim që ti ofrojë botës të zgjedhin një ndër alternativat, Asadin ose DAESH-in.

Ai i cili kujtoi vendimin e sanksionit për ish-presidentin e Federatës Botërore të Shahut (FIDE) shtetasin rus të SHBA-ve Kirsan Ilyumzhinov i cili “ka bërë ndërmjetësim për Asadin që të marrë naftë nga DAESH-i” u shpreh: “Është dëshmuar se Asadi dhe Putini në Siri janë duke kryer një tregti fitimprurëse të naftës bashkë me DAESH-in. Nuk kujdesen për popullatën e Sirisë ose Rusisë. Vetëm paranë dhe forcën që mund ta mbajë në dorën e atyre”.

– “Shkatërron infrastrukturën në Siri”-

Kasparov në një mesazh tjetër në mediat sociale shprehet se: “Para 10 viteve kisha thënë për ta kuptuar regjimin e Putinit mos studioni shkenca politike, lexoni Mario Puzo. Mafia. Ndiqeni paranë”.

Kasparov theksoi se Putini është duke gënjyer haptazi për atë që kanë bërë në Krime, në lindje të Ukrainës dhe në Siri, dhe shton se: “Tani pse të besojmë vallë e thotë të drejtën?”.

Duke theksuar se sulmet ajrore të Rusisë në Siri kanë shkaktuar vdekjen e një numër të madh të civilëve, por Putinit nuk i intereson kjo tha se: “Putini i cili në periudhën kur ishte kryeministër i bombardonte qytetet e vendit të vetë, nuk do të interesohet për shfarosjen e sirianëve”.

Kasparov theksoi se sulmet ajrore të Rusisë në rajon kanë shkaktuar rritje e numrit të refugjatëve, dhe pohon se: “Rusia duke e shfarosur infrastrukturën në Siri ka bërë pamundur që refugjatët të kthehen në vendin e tyre”. Kasparov theksoi se Putini në këtë mënyrë i mbështet edhe grupet ekstremiste djathtiste anti-refugjatë në Europë.

– “Putinit nuk i intereson vdekja e ushtarëve rusë”-

Kasparov në mediat sociale pohoi se që të duken të vështirë dhe për testim të stabilitetit të NATO, Putini dhe ushtarakët, duke i urdhëruar ti injorojnë paralajmërimet e NATO-s, luajnë me jetën e pilotëve”.

Ish-kampionatit botëror i shahut tha se Putini nuk interesohet për vdekjen e ushtarëve rusë, madje edhe këtë e përdorë si mjet propagande në Rusi, dhe pohon se se me rrëzimin e avionit i cili shkeli kufirin duart e Putinit edhe më shumë janë bërë me gjakun e rusëve.

Kasparov duke theksuar se si rezultat i masakrës së bërë nga Asadi më nuk ka mbetur diçka si Siri, tha se: “Asadi dhe Putini e meritojnë njëri-tjetrin, por popullsia siriane nuk i meritojnë ato”.

Kasparov në shkrimet e tij në mediat sociale e akuzon Perëndimin dhe qeverisjen e SHBA-ve se kanë vepruar butë përballë agresionit të qeverisë së Putinit, dhe kanë shkaktuar përforcimin e Putinit.

Ai në librin e tij pohon se Rusia me bërjen e një ish-menaxheri të KGB-së, Vladimir Putinin, si president i vendit në vitin 1999 shteti prej demokracisë ka shkuar drejt diktaturës. Kasparov i cili pohon se me mos bllokimin Putinit nga ana e shteteve perëndimore dhe SHBA-së, ai nuk është bërë vetëm diktator, por edhe një kërcënim ndërkombëtar, dhe se në librin e tij e shpjegon se tashmë Perëndimi e paguan çmimin e kësaj. /AA/

Shekulli Agency