Kapen 6 sirianë në Kakavijë, arrestohet shqiptari, u mori 300 euro për kalim kufiri

refugjatePas pauze të gjatë, rikthehet sërish kalimi ilegal i klandestinëve sirianë në kufirin jugor të Shqipërisë.

6 shtetas sirianë janë ndaluar në tentativë për të kaluar kufirin e gjelbër në Kakavijë, ndërsa në pranga ka rënë dhe një 47-vjeçar shqiptar, i cili mendohet se po ndihmonte klandestinët.

I arrestuari është Zija Çollaku. Mësohet se klandestinët kishin hyrë ilegalisht nga Greqia dhe 47-vjeçari i kishte shoqëruar ata nga Delvina, në këmbim të 300 eurove.

Klandestinët u ndaluan gjatë patrullimit të kufirit nga policia kufitare e Kakavijës. Ata u pikasën nga kamerat termike.

Shekulli Agency