Kalin: Cila është arsyeja që Putini i shmanget telefonatës së Erdoganit?

Zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kalin bëri vlerësime në lidhje me rendin e ditës në një emision-analizë, që transmetohen në ekranet e kanalit “TRT Haber”.

kalin-35447264Ibrahim Kalin, deklaroi se terroristët në Turqi mbajnë flamurin e PKK-së, ndërsa në Siri atë të YPG-së.

Nëse ju investoni gjithçka mbi një organizatë terroriste dhe thoni që ‘do të mposht dhe eliminoj një organizatë terroriste nëpërmjet një tjetër organizate terroriste’, herët a vonë fatura e kësaj del në emrin tuaj”, tha ai në një apel drejtuar vendeve, të cilat nuk e pranojnë PYD-në si organizatë terroriste.

Kalin vuri në pah se edhe bota islame duhet të mbajë një qëndrim të qartë kundër terrorit.

“E gjithë bota islame duhet të mbajë një qëndrim të qartë ndaj grupeve, që orvaten për të ligjësuar terrorin duke përdorur emrin e fesë. Në këtë kontekst duhet pranuar edhe koalicioni ndërmjet vendeve islame”, u shpreh ai.

Zëdhënësi i Presidencës së Republikës së Turqisë kritikoi ndër të tjera edhe Rusinë, vend ky që nuk i afrohet dialogut për normalizimin e marrëdhënieve turko-ruse, të cilat u tensionuan pasi ushtria turke rrëzoi një avion rus, që kishte shkelur hapësirën ajrore të Turqisë.

“Mërziteni kur nuk ju telefonojmë! Nuk i përgjigjeni telefonit kur ju marrim! Çfarë psikologjie është kjo? Cila është arsyeja që Putini i shmanget telefonatës së Erdoganit?”, pyeti Ibrahim Kalin.

/TRT/

Shekulli Agency