Kalın: Bundestagu ka miratuar një rezolutë të gabuar dhe të dëmshme

Kalın në gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung ka shkruar një artikull me temë “Vendimi për Armeninë: i paligjshëm, i gabuar dhe i dëmshëm”

İbrahim-KalınZëdhënësi i Presidencës Turke, İbrahim Kalın, në lidhje me rezolutën që Parlamenti Federal Gjerman (Bundestag) miratoi ditën e enjte me 2 qershor në lidhje me pretendimet për ngjarjet e vitit 1915, ka theksuar se Bundestagu jo vetëm që ka shkelur ligjin, por në të njëjtën kohë ka miratuar një rezolutë të gabuar dhe me pikëpamje të ngushtë.

Kalın në gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung ka shkruar një artikull me temë “Vendimi për Armeninë: i paligjshëm, i gabuar dhe i dëmshëm”.

Duke përdorur shprehjen se “Parlamenti gjerman ditën e enjte jo vetëm që ka shkelur ligjin, por në të njëjtën kohë ka marrë edhe një vendim të gabuar dhe me pikëpamje të ngushtë”, Kalın ka theksuar se Bundestagu duke njohur pretendimet armene për ngjarjet 1915 ka injoruar përpjekjet e palodhura nën udhëheqjen e presidentit Recep Tayyip Erdoğan për të afruar me njëri-tjetrin me anë të dialogut turqit dhe armenët.

Kalın ka rikujtuar se hapin e parë të afrimit mes Turqisë dhe Armenisë e përbën letra e dërguar nga presidenti Erdoğan në vitin 2005 ndaj presidentit armen të asaj periudhe, Robert Koçaryan me propozimin për ngritjen e një komisioni të përbashkët të historisë.

“Historianët turq dhe armenë krahas kësaj do të ndanin me opinionin ndërkombëtarë informacionet e komisionit që do të formohej nga ekspertët e vendeve të treta. Pavarësisht se Turqia brenda 11 viteve e ka ripërcjellur disa herë këtë propozim, Armenia nuk ka treguar asnjëherë qasje ndaj këtij propozimi të zgjidhjes”, u shpreh Kalın.

Ndër të tjera Kalın ka vënë në dukje se vendimi i Parlamentit Federal Gjerman është politik dhe në kundërshtim me ligjet si dhe është i dëmshëm për pajtimin në mes të turqve dhe armenëve.

“Së pari është e rëndësishme që të kuptohet se ky vendim në fjalë nuk ka asnjë bazë ligjore. Për marrëveshjen rreth gjenocidit është rënë dakord nga Kombet e Bashkuara në vitin 1948 për të siguruar mospërsëritjen e brutalitetit të Gjermanisë kryesisht ndaj hebrenjve dhe ndaj pakicave etnike dhe fetare. Turqia këtë marrëveshje e ka miratuar në vitin 1950, pra katër vite para Gjermanisë. Marrëveshja në vitin 1998 është përdorur për herë të parë në dënimin me burg përjetë të Jean-Paul Akayesu nga Gjykata Penale Ndërkombëtare e Ruandëss. Cilësimi i ngjarjeve të vitit 1915 si gjenocid për arsyen se nuk mund të jetë ndëshkim i paligjshëm është në kundërshtim me parimet e drejtësisë (nulla poena sine lege)”, ka theksuar më tej Kalın.

Shekulli Agency