Janeva nuk beson se Mijallkovi mund të ikë nga Maqedonia

janeva111Prokuroria Speciale nuk ka kërkuar që në mesin e masave ndaj ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, të jetë edhe konfiskimi iu pasaportës së tij. Ai është i dyshuari kryesor në rastin “Tortura”, që ka hapur Prokuroria Speciale lidhur me arrestimin e ish ministrit të punëve të brendshme, Lube Boshkovski, mirëpo PSP nuk beson

“Jo nuk është kërkuar një masë e tillë, për shkak se konkretisht për të dyshuarin kryesor nuk kemi vlerësuar se ekziston rrezik që të ikë. Vlerësim të tillë nuk ka pasur as për personat tjerë. Mirëpo janë kërkuar masa kujdesi, sepse personat e dyshuar edhe më tej janë në shërbime policore, në të njëjtat pozicione që i kanë kryer në momentin kur e kanë kryer veprën penale. Prandaj vlerësuam se do të ishte e dobishme, si një lloj porosie siç tha edhe kolegia Fetai, me qëllim që hetimet të zhvillohen pa pengesa, të shqiptohen ato masa të kujdesit”, deklaroi Lençe Ristevska.

Paraprakisht prokurorja Fatime Fetai deklaroi se në rastin “Tortura” lidhur me arrestimin e Boshkovskit, i dyshuar kryesor është drejtori i DSK-së në atë kohë, që ka qenë Sasho Mijallkov.

Shekulli Agency