Itali, policia zbulon kreun e mafias derisa fshihej në shtëpinë e tij

pol-ita-87766Policia italiane bënë të ditur se ka arrestuar një nga bosët e mafias i cili ishte arratisur nga spitali në vitin 2011. Më tej shtohet se ai u gjet në një bunker të ndërtuar në mes të banjos dhe dhomës së gjumit të djalit të tij.

Antonio Pelle ishte në listën e personave më të rrezikshëm dhe më të kërkuar në arrati të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Italisë. Ai ishte në vuajtje të dënimit 20-vjeçar për aktivitete mafioze, trafik të armëve dhe drogës, kur arriti të arratiset nga spitali Locri.

Shekulli Agency