“Islamofobia dhe racizmi përshkallëzojnë problemet”

Erdogan në vijim të fjalës së tij vuri theksin mbi sprovën që muslimanët po japin në lidhje me luftën për mbijetesë. Ai bëri thirrje për një ndërgjegjësim ndaj vetes dhe përpara krijuesit për situatën në Siri.

taip-frthhvbr-3454455Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në një fjalim të mbajtur gjatë mbledhjes së Komitetit të Përhershëm për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Tregtar të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (COMCEC) të organizuar në Stamboll, ka deklaruar se nëse sot hapësira e vendeve Islame po kthehet nga një pjesë gjeografike e diturisë, civilizimit dhe urtësisë në një pjesë gjeografike të shtypjes dhe keqbërës, faji duhet kërkuar tek mungesa e moralit, vëllazërisë dhe shkelja e drejtësisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan në vazhdim të fjalës së tij tha se: “Duket qartë që askush nuk ka për të gjetur qetësi në një botë ku fëmijët vdesin nga nevoja primitive, skamja dhe etja. Për fat të keq ata pamje të urisë, etjes dhe skamjes të cilat shfaqen në televizione janë në shumicën e rasteve në vendet të cilat janë pjesë e kësaj organizate. 54 nga njëmijë persona humbin jetën pa mbushur moshën 5 vjeçare”.

Duke nënvizuar faktin se mbledhja e radhës e COMCEC po realizohet në një kohë shumë kritike, Erdoğan në vijim të fjalës së tij vuri theksin mbi sprovën që muslimanët po japin në lidhje me luftën për mbijetesë. Ai bëri thirrje për një ndërgjegjësim ndaj vetes dhe përpara krijuesit për situatën në Siri duke thënë se: “Përpara se të vijë dita e llogarisë duhet të japim llogari vetes tonë”.

“Një dorë organizatash vrasëse të cilat po mundohen të përdorin fenë e paqes Islamin për punët e tyre të pista çdo ditë vrasin njerëz të pafajshëm dhe më shumë vrasin muslimanë” tha Erdoğan. Ai në vazhdim të fjalës së tij u shpreh: “Këto objekte të errta të cilat emërtohen si DAESH, Al-Kaida, Boko Haram, Eş-Şebab janë duke punuar si fytyra e atyre që mundohen të okupojnë botën islame. Shikoni me kujdes se personat të cilët janë shënjestër e parë të këtyre grupeve janë Muslimanët”.

Erdoğan në vijim te fjalës së tij tha se mbyllja në fytyre të dyerve ndaj irakianëve dhe sirianëve të cilët janë në statusin e refugjatit do ta thellojnë krizën dhe në lidhje me këtë u shpreh: “Rruga e sigurisë dhe qetësisë nuk kalon nga shkelmimi i refugjatëve, nga shpimi i botëve të tyre apo nga mospërfillja e britmave për ndihmë të tyre, por nga përqafimi dhe dalja në mbrojte. Çdo kush duhet ta marrë vesh tashmë që nuk mund të qëndrohet larg nga problemet vetëm duke ndërtuar pengese me tela me gjemba si dhe duke qëndruar pas mureve të larta. Duhet të pranojmë që Islamofobia, armiqësia ndaj të huajve dhe racizmi nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se përshkallëzojnë problemet”.

“2 qytetarë të Turqisë janë plagosur nga rrëzimi i avionit”-

“Dje në mëngjes dy avionë luftarakë të cilët kishin shkelur hapësirën tonë ajrore janë paralajmëruar në 5 minuta dhjetë herë” tha Erdoğan.

Më tej në vazhdim të fjalës së tij u shpreh: “Pas paralajmërimeve të mekanizmave tona ushtarake një nga këto avionë është kthyer në hapësirën siriane, ndërsa tjetri ka vazhduar të shkelë hapësirën ajrore turke. Në këtë kuadër dy avionë F16 të cilët patrullonin për mbrojtjen e hapësirës ajrore të vendit kanë goditur avionin i cili shkeli hapësirën ajrore tonën. Disa pjesë nga avioni që ranë në pjesën siriane kanë rënë brenda kufijve tanë dhe si rrjedhojë 2 qytetarë të Turqisë janë plagosur”.

“Në veri të Lazkijes nuk gjendet organizata terroriste DAESH”-

Presidenti turk në fjalën e tij tha se avioni etniteti i të cilit nuk dihej është kuptuar më vonë pas deklaratave të zyrtarëve rus që i përket Federatës Ruse. “Menjëherë pas ngjarjes ne si Turqi kemi informuar Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe NATO-n. Thuhet se atje ekziston organizata terroriste DAESH dhe sulmi është bërë ndaj tyre. Në veri të Lazkijes (Latakia) gjenden vetëm turkmenët e Bajrbucak-ut dhe nuk ekziston organizata terroriste DAESH. Askush të mos mashtrojë askënd” u shpreh Presidenti Erdoğan.

Shekulli Agency