Irani shkrepi dy raketa balistike me porosinë “Izraeli doemos duhet të fshihet”

Irani sot në mëngjes ka shkrepur dy raketa balistike si kundërpërgjigje e vizitës së Zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden në Izrael

ira-rak-4633jpgIrani sot në mëngjes ka shkrepur dy raketa balistike të disejnuara të mund të godasin Izraelin, që është tentimi më i ri i demonstrimit të fuqisë të Republikës Islame si kundërpërgjigje e vizitës së Zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden, raporton Anadolu Agency (AA).

Në raketat të cilat të mërkurën i shkrepi Irani qëndronte mbishkrimi “Izraeli doemos duhet të fshihet”.

Porosi të tilla Irani edhe më herët ka dërguar, por testimi më i ri i raketave balistike vijon pasi vendi para do kohe nënshkroi marrëveshjen bërthamore me fuqitë botërore, përfshirë edhe SHBA-të. Ende nuk ka reagim nga Izraeli, ku është planifikuar që Zëvendëspresidenti amerikan Biden të zhvillojë takim me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili fuqishëm kundërshtonte marrëveshjen bërthamore.

Agjencia iraniane e lajmeve Fars raporton se dy raketa janë shkrepur në kuadër të stërvitjeve ushtarake nga territori i pjesës veriore të Iranit dhe kanë goditur caqe në juglindje të vendit, me një distancë prej 1.400 kilometrash. Flota e pestë amerikane e cila kryen patrullim në këtë rajon, refuzoi që të komentojë testimet e sotme.

Shekulli Agency