Inaugurohet në Tiranë busti i Papa Françeskut

fran-4333444Është inauguruar sot në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, ndërmjet një ceremonie, busti i Papa Françeskut, ku merrnin pjesë personalitete të larta të shtetit shqiptar, ministra, diplomatë, etj.

Busti i kreut të Vatikanit, i cili inaugurohet rreth një vit e gjysmë pas viztës së tij në Shqipëri është vendosur në sheshin para ”Piramidës”.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili në fjalën e tij u ndal në mesazhet e Papa Françeskut gjatë vizitës në Shqipëri.

“Bashkëjetesa fetare mes komuniteteve dhe besimtarëve na ka bërë të veçantë jo vetëm në rajon, por në gjithë botën. Këtë vlerë të rrallë ne duhet ta përhapim edh me popujt e tjerë, në këtë kohë kur besimi fetar po keqpërdoret. Shqipëria dhe shqiptarët e pritën Papën sepse ai erdhi në këtë tokë heronjsh dh martirësh”- u shpreh Nishani.

Në këtë ceremoni mbajtën një fjalë përshëndetëse, edhe zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Niko Peleshi, kreu i Bashkisë së Tiranës, etj.

Papa Françesku e vizitoi Shqipërinë më 21 shtator 2014 dhe kjo ishte vizita e parë e tij në Europë, ndërsa është hera e dytë që një drejtues i Vatikanit viziton Shqipërinë, ku vizita e parë është bërë më 25 prill 1993, nga Papa Gjon Pali i Dytë.

Shekulli Agency