Hizbullah: Bedreddin është vrarë nga sulmet e grupeve opozitare

Institucionet mediatike të afërta me Iranin kishin pretenduar se sulmin e kishte ndërmarrë Izraeli

bedr-222-544Hizbullah ka njoftuar se vdekja e Mustafa Bedreddin, komandantit më të lartë të organizatës është shkaktuar nga të shtënat e artilerisë nga grupet opozitare.

Në një deklaratë me shkrim nga Hizbullahu theksohet se shpërthimi i ndodhur në afërsi së aeroportit të Damaskut dhe i cili shkaktoi vdekjen e Bedreddinit është shkaktuar nga të shtënat e artilerisë me top nga grupet opozitare në Siri.

Organizata ditën e djeshme pati njoftuar për vdekjen në një shpërthim në Siri të Bedreddinit dhe kishte vënë në dukje se po hetonte shkakun e shpërthimit. Ndërsa institucionet mediatike të afërta me Iranin kishin pretenduar se sulmin e kishte ndërmarrë Izraeli.

Shekulli Agency