Janë hequr 3 flamujt amerikanë të cilët ishin vendosur në 3 pika nga krahu i armatosur i organizatës terroriste PKK në Siri, PYD. Flamujt ishin vendosur në 3 zona në Tel Abjad, ndërsa flamuri i SHBA-së i vendosur në godinën e doganës ende nuk është hequr.
Flamuri i vetëm amerikan i vendosur në godinën e doganës duket qartë nga qyteza e Şanlıurfa-s, Akçakale.
Më 2 shtator organizata terroriste PKK/PYD në Munbixh, vend në të cilin kishte një numër të madh militantësh, kishte vendosur shumë flamuj të SHBA-së. Flamujt ishin vendosur në rrethinat e fshatit Rafi.
Burimet vendase thanë se kjo organizatë përdor flamurin amerikan si “mburojë”.