Hetimet ndaj FETO-s, arrestohen edhe 18 pilotë

Të enjten, kryeprokurori Publik i Konyas, lëshoi fletarrest për 73 pilotë nga të cilët 71 togerë, ndërkohë që autoritetet kishin arrestuar 45 pilotë

kot-987Tetëmbëdhjetë pilotë ushtarak janë arrestuar të dielën në kuadër të hetimeve kundër organizatës terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA), duke iu referuar burimeve të forcave të sigurisë. 

Të enjten, kryeprokurori Publik i Konyas, lëshoi fletarrest për 73 pilotë nga të cilët 71 togerë, ndërkohë që autoritetet kishin arrestuar 45 pilotë.

Një burim nga forcat e rendit i cili ka folur në kushte anonime, deklaroi për AA se arrestimet janë zbatuar në 17 provinca të vendit.

FETO është organizata terroriste e njohur edhe si “strukturat paralele shtetërore”, sepse anëtarët e saj janë të infiltruar në të gjitha institucionet turke dhe nëpërmjet tyre ka punuar për prishjen e rendit kushtetues.

Organizata terroriste FETO, më 15 korrik ka udhëhequr përpjekjen e pasuksesshme të grushtit të shtetit ushtarak në Turqi, pas së cilës Ankaraja zyrtare nga SHBA-të ka kërkuar zyrtarisht arrestimin e përkohshëm dhe ekstradimin e udhëheqësit të kësaj organizate Fethullah Gülen, i cili jeton në Pensilvani.

Shekulli Agency