Hahn: Çështja e negociatave me Turqinë do të diskutohet në dhjetor

Eurokomesari për zgjerim, Hahn tha se çështja e së ardhmes së negociatave të anëtarësimit të Turqisë do të diskutohet në takimin e ministrave të Jashtëm në muajin dhjetor

Johannes HahnKomisioneri Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn tha se çështja e së ardhmes së negociatave të anëtarësimit të Turqisë do të diskutohet në takimin e ministrave të Jashtëm që do të mbahet në muajin dhjetor.

Hahn ka mbajtur një konferencë për media pas publikimit të Raportit të progresit të Turqisë të përgatitur nga Komisioni i BE-së. Ndaj pyetjes se çfarë do të jetë e ardhmja e negociatave të anëtarësimit të zhvilluar me Turqinë Hahn tha se “Turqia është një vend i rënsësishëm. Duhet të jemi në kontakt me Turqinë. Por ka deklarata të disa vendeve të cilat nuk janë sekrete. Sot i keni dëgjuar anëtarët e PE-së, dhe vëreni se ka disa shqetësime në lidhje me negociatat e anëtarësimit në kuadër të atyre çka ato shprehën”.

Duke theksuar se kjo çështje do të diskutohen në muajin dhjetor në Këshillin për marrëdhëniet me Jasht të BE-së, Hahn tha se “Ata do të vendosin në lidhje me këtë çështje, janë të nevojshme shtetet anëtare dhe votim unanim. Vendet anëtare duhet ta diskutojnë dhe të vendosin. Unë personalisht dëshiroj të autorizohem për të diskutuar çështjen me miqtë tanë turq”.

Ndërsa duke cekur edhe deklaratat se Truqia mund të tërhiqet nga marrëveshje e refugjatëve, Hahn tha se “Këto kërëcnime nuk i dëgjojmë për herë të parë. Nëse duhet të jemi të sinqertë ka një thënie të tillë. Por këto shprehje të tilla nuk ndihmojnë. Nuk është e zakonshme të bëhen këto deklarata në mes të miqve dhe partnerëve”.

Nuk iu përgjigj pyetjes për mbështetjen ndaj terrorizmit

Më tej Hahn tha se se “Në rast se Turqia përmbush përgjegjësitë që ka ata janë të gatshëm të bëjnë atë që është e nevojshme”.

Teksa zyrtari i BE-së i është shmangur pyetjes së gazetarit të AA-së: “Turqia akuzon BE-në për mbështetje të organizatave terroriste. Edhe ju e refuzoni këtë pretendim. Nëse nuk u ofroni mbështetje organizatave terroriste përse liderët e organizatave terroriste jetojnë në vendet e BE-së dhe kanalet e tyre televizive bëjnë publikime nga vendet e BE-së?”, Hahn theksoi se “PKK-ja është një organizatë terroriste. Edhe kjo ka shumë ndikime negative në territorin e BE-së”.

Shekulli Agency